Antologji rrëfenja, fabula parabula

Book-author

Kahlil Gibran

SKU: 120-610-585 Category:

11.69

1 in stock

Description

Në Antologjinë që paraqet botuesi UEGEN, përveç veprave Profeti dhe Zëri i mësuesit, të cilat janë të plota, janë përzgjedhur rrëfenjat, fabulat dhe parabolat më pikante nga veprat e prozës tjetër të Gibranit. Tekstet e zgjedhura në këtë botim, pra vetëm prozë, përgjithësisht i përkasin etapës së dytë dhe të tretë të krijimtarisë së autorit.

Tema kryesore në prozën e Gibranit, pothuajse është një: Jeta. Ndërsa personazhet e tij janë dy: burri dhe gruaja. Gjithmonë, në çdo kohë, janë ata, domethënë, ne, edhe kur flitet për molusqet, amfibet, peshqit, kafshët apo zogjtë… Edhe qielli, deti apo malet, në veprën e Gibranit përherë janë fqinjët tanë. Kjo nuk është vetëm një figurë letrare: te Gibrani Njeriu dhe Natyra janë një. Fjala vjen, I çmenduri është e përbërë nga një seri rrëfenjash të shkurtra, në stilin e mikrotregimit, që i zhveshin nga çdo makiazh apo maskë ndjenjat e atyre që i lexojnë. Në këto rrëfenja ka ironi dhe humor. Secila prej tyre është një lexim i veçantë dhe nxit mendimin kritik për veprimet e përditshme.

Te Profeti një njeri, një profet, mundëson koncepte për jetën, në të cilën ka dashuri, martesë, fëmijë, punë, ushqim, pije etj., duke i mbushur me shpresë dhe besim ata që e rrethojnë. Njerëzit ndjekin profetin dhe i kërkojnë t’u flasë për çështjet që përbëjnë jetën e njeriut.

Dikush ka thënë se proza e Gibranit është ngjizur në atë mënyrë që nuk kërkon asgjë, veç «një lexim ekologjik. Një ekologji që të çon një hap drejt infinitit: bota dhe jeta, në një dashuri të ndërsjelltë».

Ky botim antologjik është një përpjekje për të vënë në dukje vlerat letrare dhe artistike të veprës së Gibranit. Për ta arritur këtë, është bërë një përzgjedhje e prozës së tij. Përkthyesi është munduar të ruajë gjuhën letrare të autorit, por duke i dhënë më shumë rëndësi gjuhën së lexuesit.

Additional information

Book-author

Kahlil Gibran

Format

Hardcover

Language

Albanian

Pages

398

Print

1

Publisher

Uegen

Translator

Bajram Karabolli

Year Published

2019

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Antologji rrëfenja, fabula parabula”