Ballkani, historia dhe qytetërimi

Book-author

Ferdinand Schevill

SKU: 120-610-573 Category:

9.32

1 in stock

Description

Libri Ballkani, historia dhe qytetërimi e autorit F.Shevil, është një material mjaft interesant në fushën e historisë, ardhur në shqip me një gjuhë të pastër dhe sjell një këndvështrim të ri për mënyrën e interpretimit dhe të krahasimit të shteteve ballkanike, ngjarjeve që zhvillohen në to, daljen e Ballkanit nga kriza e sundimit otoman dhe krijimi i ambicieve për të sunduar hapësira më të mëdha se rajoni i tyre i ngushtë, në kurriz të njëri-tjetrit. Në libër shpalosen ide bashkëpunuese, agresiviteti dhe hera-herës paqet e shkurtra, kryengritjet, lëvizjet e ndryshme sociale, zhvillimet e arsimit e të kulturës, ngulmimet për zhvillimet ekonomike e politike në rajone të caktuara në Lindje të gadishullit dhe në Perëndim të tij.

Ballkani në këtë libër trajtohet si një i tërë dhe me zona të veçanta. Interes të posaçëm paraqet njohja me historinë dhe qytetërimin e popullit shqiptar, lufta e tij e vazhdueshme, marrëdhëniet me fqinjët natyrorë, me sundimtarët dhe ndikimi i fesë në kulturën tërësore të popullit tonë. Duhet theksuar se kjo histori (që ndërpritet në vitin 1912) është shkruar nga një amerikan dhe kjo do të thotë se ai ka qenë larg ndikimeve nacionaliste dhe opinionit të ngutur dhe egoist të Evropës Juglindore. Edhe marrëdhëniet me shtetet perëndimore autori i ka parë brenda suazës së të tërës, domethënë brenda shikimit ballkanik e të Perandorisë Otomane, pa e ngatërruar nacionalitetin, etninë me fenë, kulturën dhe zhvillimet politike e ekonomike të secilit vend. Interesante në këtë vëllim është analiza rreth agresivitetit të shteteve më të mëdha ballkanike. Ballkani, historia dhe qytetërimi është libër i kushtuar kontradiktave të mëdha të Ballkanit, libër i një analize të hollësishme i zgjimit kombëtar të Serbisë, Greqisë, Bullgarisë, Shqipërisë, Rumanisë etj., të përfshirë në gjithë rajonin mjaft të trazuar të kësaj pjese të Evropës Juglindore, e ndërthurur plot hasmëri të mëdha dhe zhvillime të furtunshme, të mahisur me agresivitet dhe kokëshkretësi të ngahershme.

Ballkani i Shevilit është ndryshe nga njëanshmëritë historike të shkruara nga mjaft autorë të tjerë, të cilët kanë mbajtur anën e agresorëve dhe shovinistëve, ose kanë bërë një kompromis të heshtur me Fuqitë e Mëdha dhe Perandorinë Otomane, në mënyrë që të mbulohet sa të jetë e mundur e vërteta e hidhur e të gjithë popujve ballkanikë. Shevil nuk merret me një problem të vetëm, por me një spektër të gjerë. Ai i sheh popujt si leva të fuqishme të zhvillimit dhe historinë e tyre e trajton me ngrohtësi e nivel të arrirë interpretativ. Secilit i jep hakun e tij, duke mos qenë në krahun e më të fuqishmit, apo të më të përkrahurit. Historia e Ballkanit dhe e qytetërimit të tij është histori e popujve evropianë, është pjesa që i dha qytetërimin më të hershëm Evropës dhe më gjerë, ashtu siç është edhe historia e ngatërresave të mëdha, e fuçisë së barutit dhe e nanurisjeve të Fuqive të Mëdha. Shtypja e egër e Portës së Lartë, luftërat çlirimtare të popujve ballkanikë, dëshira e madhe e këtyre popujve për zhvillim dhe për një epokë të pavarur në ekzistencën e tyre është një nga tendencat e botimit Ballkani historia dhe qytetërimi. Ky libër është tejet i nevojshëm nëpër shkolla, për mësuesit, për bibliotekat e shkollave dhe për vetë nxënësit.

Additional information

Book-author

Ferdinand Schevill

Format

Paperback

Language

Albanian

Pages

432

Print

1

Publisher

Uegen

Translator

Enian Çela, Mitro Çela

Year Published

2002

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Ballkani, historia dhe qytetërimi”