Për dashurinë dhe demonë të tjerë

Book-author

Gabriel García Márquez

SKU: 120-610-537 Categories: ,

7.80

1 in stock

Description

Kur një doktoreshë shfaqet në pragun e derës së Marquis de Casalduero-s dhe parashikon një sëmundje tërbimi në qytetin e tyre port në Kolumbi, ai i shpërfill pretendimet e saj – deri në momentin kur dëgjon se vajza e tij e vogël, Sierva María, ishte një nga katër personat e kafshuar prej një qeni të tërbuar dhe e vetmja që kishte mbijetuar.

Sierva María duket krejt e padëmtuar – por, ndërsa thashethemet për sëmundjen e tërbimit përhapen, Marquis dhe gruaja e tij, habiten me shëndetin e saj që vijonte të ishte mirë.

Në një qytet të mbërthyer nga supersticioni, nuk do të kalojë shumë kohë derisa ata apo kushdo tjetër, ta shohin mbijetesën e saj si të pushtuar nga djalli dhe fuqitë e saj të mbinatyrshme, si shkaktaret e fatkeqësive të qytetit.

Vetëm një prift i ri në moshë, i ngarkuar me detyrën për të përzënë shpirtin e keq, kupton shëndetin e mirë të vajzës. Por a mund ta bindë ai qytetin se nuk është vajza ajo që ka nevojë për shërim?

VLERESIME RRETH LIBRIT

“Një vepër krejt magjepsëse dhe e mprehtë … García Márquez ruan një zë energjik dhe të jashtëzakonshëm, si dhe penën e një engjëlli.”
– Los Angeles Times Book Review

“I shkëlqyer dhe një lexim intensiv.”
– Time Out

“Njëkohësisht nostalgjik dhe satirik, një fabul brilante.”
– Sunday Times

“Një kryevepër e dhembshme, e mprehtë dhe e paharrueshme.”
– Daily Telegraph

“Një arritje e shkëlqyer dhe prekëse.”
– The New York Times Book Review

“Magjepsës … Evokon ndjenjën e qytetëRimit, ndërsa gama e emocioneve, që nga komikja e deri te mistikja, paraqet një arritje që rrallëherë gjendet në letërsi.”
– The Boston Globe

Additional information

Book-author

Gabriel García Márquez

Format

Paperback

Language

Albanian

Pages

192

Print

1

Publisher

Onufri

Translator

Erion Karabolli

Year Published

2018

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Për dashurinë dhe demonë të tjerë”