Prishtina
€7.80
1 in stock
Description
Është një rrëfim tronditës për qytetin e palumtur dhe njerëzit e tij, të cilët për një aq të gjatë e pritën lirinë. Roman i nxehtë dhe i drejtpërdrejtë, i veçantë në letrat shqipe, që ndoshta nuk i dakordon të gjithë lexuesit, por me siguri i vë në mendime të gjithë.
Narratori dhe protagonisti identifikojnë njëri-tjetrin, fate njerëzish pleksen në një botë midis reales dhe fiksionit. Duke qenë romansier me përvojë, Mehmet Kraja i zotëron të gjitha teknikat bashkëkohore shkrimore, prandaj vjen aq e fuqishme tabloja që krijon. I freskët dhe krijues, me një gjuhë që shpesh i kalon kufijtë e shprehjes, përveçse në përshkrime, kësaj radhe bëhet depërtues edhe në meditim.
Additional information
Book-author | Mehmet Kraja |
---|---|
Format | Paperback |
Language | Albanian |
Pages | 336 |
1 |
|
Publisher | Onufri |
Year Published | 2018 |
Reviews
There are no reviews yet.