Tel: +383 49 259 010

Kërko
Close this search box.

Përmbajtja e videos
me të cilën keni nevojë për ndihmë

Arti i titrave është diçka me të cilën kemi krijuar përvojë të rëndësishme gjatë dekadës së fundit dhe është një mënyrë relativisht e thjeshtë dhe me kosto të ulët për të rritur shtrirjen dhe aksesin e videove tuaja.

Rreth kompanisë

E themeluar në vitin 2015, Titron është aktive në fushën e përkthimit dhe titrimit. Ne ofrojmë shërbime me stafin tonë profesional për të përmbushur nevojat për përkthim dhe titrim të klientëve tanë për organizata, kompani, korporata, biznese dhe individëve personal.

Në përkthimin me shkrim ne ofrojmë shërbime në shumë fusha si arsimore, teknike, anketuese, komerciale, letrare, botuese. Ofrojmë titra për seriale, filma, dokumentarë dhe video promovuese të kompanive, si dhe transkriptojmë regjistrime audio, në shqip ose në gjuhë të huaj.

Bashkëpunojmë me staf të shumtë dhe profesional për të ofruar të gjitha këto shërbime me cilësinë, saktësinë më të lartë dhe në kohën më të shkurtër të mundshme. Sigurisht, ne përdorim edhe teknologji që janë në hap me kohën. Gjithashtu ne përdorim programe të dizajnit grafik për të përgatitur dosje dhe programe të ndryshme për cilësinë e përkthimit.