“Si të mbijetosh...?” – Dokufest vazhdon si ngjarje kryesore filmike në Kosovë, ka nisur edicionin e 21-të në Prizren

Dokufesti zgjat 9 ditë,
Nga 5 deri më 13 gusht, 2022

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurt, DokuFest në Kosovë ka nisur edicionin e 21-të. 250 filmat e përzgjedhur nga e gjithë bota që do të shfaqen në Prizren, së bashku me punëtoritë e shumta, master-klase, diskutime, performanca muzikore live dhe aktivitete të tjera, do të trajtojnë temën e mbijetesës. Çdo vit festivali sjell kinematë dhe vendet e improvizuara të shfaqjes në qendrën historike të qytetit të Prizrenit. Festivali është i njohur për atmosferën e tij të gjallë, entuziazmin e mahnitshëm që kaplojnë qytetin dhe njerëzit e tij.

Ndani mendimet tuaja