Bienalja Nomade Evropiane

22.07 → 30.10.2022

Manifesta, Bienalja Nomade Evropiane vjen në Prishtinë, Kosovë me një program artistik 100 ditor me performanca, evente dhe punëtori me qëllim të fuqizimit të qytetarëve për t'ua rikthyer hapësirën publike.

 

Çka është Manifesta

Manifesta, Bienalja Evropiane Nomade, ndryshon vendin çdo dy vjet. E themeluar në fillim të viteve 1990, Manifesta rimendon lidhjen midis kulturës dhe shoqërisë civile, duke hulumtuar dhe nxitur ndryshime pozitive shoqërore përmes kulturës bashkëkohore në dialog të ngushtë me sferën shoqërore të qytetit nikoqir dhe komuniteteve të tij. Manifesta vazhdimisht ka befasuar me zgjedhjen e vendeve mikpritëse, të cilat pasqyrojnë ADN-në gjithnjë e në ndryshim të Evropës për të hedhur dritë mbi një bote që përcaktohet nga ndryshimi i imperativave etike dhe estetike. Manifesta, si një ngjarje që përsëritet, është shëndërruar vetë në një instrument shumë – shtresor dhe gjithëpërfshirës të projekteve të angazhimit qytetar.

Në vitin 2022, Manifesta 14 Prishtina do të mbahet në Prishtinë, Kosovë. Manifesta 14 Prishtina synon të mbështetë qytetarët e Kosovës në ambiciet e tyre për të rikthyer hapësirat publike dhe për të rimenduar të ardhmen e kryeqytetit të tyre si një metropol me mendje të hapur në Ballkan dhe në Evropë përmes zhvillimit të një institucioni të ri kulturor për Kosovën dhe rajonin e saj.

Manifesta 14 Prishtinë do të hapet nga 22 korriku deri më 30 tetor 2022

Link: https://manifesta.org

Ndani mendimet tuaja