Programi i Filmit LXX | Lumbardhi

Kinemaja e rezistencës: Uka i Bjeshkëve të Nemura dhe Rënia e Italisë

 
 
Fondacioni Lumbardhi vazhdon programin e 70-vjetorit të filmit LXX me dy klasikë të filmave të rezistencës jugosllave - dramën e luftës nga Zafranoviç dhe filmin e Stamenkoviçit që prezanton çështjet e luftës antifashiste brenda intimitetit të familjes.
 
"Uka i Bjeshkëve të Nemura" dhe "Rënia e Italisë" përqendrohen rreth konfliktit midis traditës dhe revolucionit, vlerave familjare dhe ndryshimit.
 
“Uka i Bjeshkëve të Nemura“ është film veçanërisht i rëndësishëm për historinë e kinematografisë kosovare, si filmi i parë i metrazhit të gjatë në gjuhën shqipe i prodhuar në ish-Jugosllavi.
 
Filmat e programit LXX janë përzgjedhur me kujdes nga grupi kuratorial i përbërë nga zëvendësdrejtori për kërkime dhe programe në Fondacionin Lumbardhi, Bengi Muzbeg, regjisorja, kuratorja dhe studiuesja Kumjana Novakova dhe drejtori artistik i DokuFest, Veton Nurkollari.
 
Programi i filmit LXX u mundësua me mbështetjen e Raiffeisen Bank Kosova, Agjencionit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Bashkimit Evropian.
 
Programi u realizua në bashkëpunim me Dokufest, Filmski Centar Sarajevo, Vardar Film dhe World Cinema Project të Fondazione Cineteca di Bologna.
 
 

Ndani mendimet tuaja