Tel: +383 49 875 272

“Për të”, nis edicioni i 14-të i Prifest-it kushtuar Vjosa Berishës

PriFest / Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë është një festival i filmit evropian dhe ballkanik që mbahet në Prishtinë, Kosovë, çdo vit që nga viti 2009. Festivali përbëhet nga një ngjarje rajonale të industrisë së filmit Prishtina Film FORUM, e cila ofron një mundësi për kineastët e rinj nga rajoni për t’u takuar me njerëzit e industrisë evropiane të filmit dhe për të promovuar projektet e tyre filmike. Vanessa Redgrave është Presidentja e Bordit të Nderit të festivalit. PriFest ka kontribuar për ta sjellë Kosovën në hartën e cirkut të festivaleve ndërkombëtare të filmit.

Misioni i PriFest-it është që të hapë dyert e Kosovës, vendit më të ri në botë, të mirëpresë kulturat e ndryshme të botës përmes kinemasë, duke e përdorë kinemanë si mjet për promovimin e dialogut të hapur ndërmjet kulturave dhe kombeve. PriFest – Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, synon të sjellë më të mirën e kinematografisë botërore në Prishtinë dhe Kosovë, dhe të promovojë filmin më të mirë kosovar tek audienca ndërkombëtare.